Lajme

Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij në Skenderaj

01/05/2022 17:46
nga:Gazeta Blic

Një 51-vjeçar me inicialet S.Q., dyshohet se ka qëlluar për vdekjen gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q., në fshatin Llaushë të Skenderajt, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic mëson se 51 vjeçari quhet Skender Qerimi dhe se deri tek vrasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e tradhtisë.
Mësohet se Qerimi kohë më parë kishte qenë i ndarë me gruan e tij, por që ishin bashkuar sërish.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke e cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, rreth orës 13:40, 51-vjeçari i cili u arrestuar nga Policia dyshohet se e ka plagosur gruan e tij, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.