Këngëtari shqiptar, Ermal Fejzullahu, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun.
Ai ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj sezone duke numëruar hite të njëpasnjëshme, shkruan GazetaBlic.

Por Ermal Fejzullahu nuk do të ndalet me kaq dhe shumë shpejt do të publikoj një bashkëpunim me këngëtarin, Yll Limani.

Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht Ermali për GazetaBlic, duke u shprehur se në fund të muajti Nëntor do të publikohet bashkëpunimi i tij me Yllin i shoqëruar edhe me videoklip.
Ndryshe, bashkëpunimi i tij i fundit me Gjikon “Sa t’kom dasht” u prit mjaft mirë nga publiku./GazetaBlic/


