Sporti

Ekskluzive| Klubi i njohur turk, Alanyaspor interesohet për Adnard Mehmetin

06/01/2023 17:23
nga:Lorik J

Adnard Mehmeti, futbollisti kosovar i Erzenit mund të vazhdojë karrierën në Evropë.

Mehmeti ka pasur një sezon të mirë në Shqipëri këtë stinor pranveror dhe tashmë ofertat për të janë mjaft serioze.

Sipas informacioneve të “GazetaBlic Sport“ mësojnë se për Mehmetin janë interesuar dy skuadra turke, Hatayaspor dhe Alanyaspor.

Trajneri i Hatayaspor, Volkan Demirel e kishte shikuar lojtarin para disa javësh në Shqipëri, teksa ditët e fundit interesim për lojtarin kanë shprehur edhe klubi i Alanyaspor.

Në rast se gjithçka shkon mirë, ai do ta vazhdojë karrierën në Turqi, teksa nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, ai do vazhdojë në Shqipëri, ku poashtu shumica e skuadrave kosovare po e pëlqejnë atë.