Futbollistët kosovarë tashmë janë vënë në shënjestër të ekipeve të Superligës së Ukrainës.
Siç mëson GazetaBlic Sport, ekipi i madh ukrainas, LNZ Cherkasy përmes agjensisë Prospect Managment ka ofruar 250 mijë euro për shërbimet e Axel Gnapit dhe 10% të kartonit në rast të rishitjes për Llapin.
Pasi shkëlqeu me Prishtinën, Gnapi në merkaton e verës u transferua tek Llapi, ku poashtu vazhdoi me paraqitje pozitive dhe u bë edhe kapiten i ekipit.
Tashmë interesimi për futbollistin është konkret nga Cherkasy, teksa mbetet të shihet nëse Batatina do ta pranojë ofertën, apo jo, pasi ukrainasit nuk do ta rrisin shumën e transferimit.
/GazetaBlic Sport/

