Lajme

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja për koalicion mes LDK-së dhe PDK-së

01/13/2022 12:00
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nënshkruar koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, në Komunën e Pejës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri.

Ai ka zbuluar për Gazeta Blic, se me këtë marrëveshje, PDK do të drejtojë katër drejtori në Komunën e Pejës.

Drejtoria e Urbanizmit, ajo e inspekcionit, zhvillimit ekonomik dhe drejtoria e emergjencave, do të udhëhiqen nga PDK në Komunën e Pejës.

Muhaxheri ka thënë se tani për tani, ekziston kjo marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së, teksa nënshkrimin e saj e ka bërë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

Muhaxheri i PDK-së, ka shtuar se ende nuk kanë vendosur për emrat që do t’i drejtojnë drejtoritë që u janë dhënë PDK-së. Por, siç tha ai emrat do të vendosen shumë shpejt.

Rikthehet koalicioni i “elefantëve” – Nënshkruhet koalicioni LDK-PDK! (FOTO)