Sporti

Ekskluzive | Ka interesim serioz, mbetet veç dakordimi mes klubeve – Demirel e do Adnard Mehmetin në Hatayspor

05/19/2023 16:47
nga:E K

Adnard Mehmeti, futbollisti kosovar i Erzenit mund të vazhdojë karrierën në Evropë.

Sipas informacioneve të “GazetaBlic Sport“, Volkan Demirel – trajneri i Hatayaspor gjatë qëndrimit në Shqipëri ka shikuar futbollistin e Erzenit, Adnard Mehmeti.

Mehmeti ka shkëlqyer këtë sezon dhe Demirel ka shfaqur interesim për të.

Tashmë negociatat kanë filluar dhe nëse gjithçka shkon siç duhet dhe klubet gjejnë formulën e marrëveshjes, futbollisti shqiptar mund të kalojë në Turqi.

/GazetaBlic Sport