Sporti

Ekskluzive | FSHF ia zbret dënimin Visar Bekajt nga 12 muaj në 2 ndeshje

06/20/2023 16:11
nga:Mergim Rreci

Visar Bekaj ka pranuar një lajm shumë të mirë.

Portieri i njohur kosovar ishte denuar nga FSHF me 12 muaj për nxitje të urrejtje për ngjarjet në ndeshjen ndaj Bylisit.

Megjithatë, burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë jozyrtarisht se Komisioni i Apelit i FSHF’së ia ka zvogëluar denimin Visar Bekajt nga denimi 12 mujorsh në vetëm dy ndeshje.

Ky është një lajm fantastik për Bekajn, i cili ka gjasa të mëdha të transferohet në Europë këtë merkato.