Sporti

Ekskluzive | Faton Maloku ftohet nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjen e nëntorit

11/05/2025 10:54
nga:Lorik J

Portieri i Dritës, Faton Maloku do të ftohet nga kombëtarja e Kosovës në futboll për ndeshjet e muajit nëntor.

Kosova do të luajë dy ballafaqime në muajin nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Faton Maloku i Dritës do të ftohet nga Kosova për këto dy ballafaqime.

Maloku ishte edhe më parë pjesë e ‘Dardanëve’, teksa Foda e ka riftuar edhe për këto dy duele.

Kujtojmë se në ndeshjen ndaj Sllovenisë, Aro Muric do të jetë i suspenduar, shkak i kartonëve të verdhë.

Kosova fillimisht luan në udhëtim ndaj Sllovenisë me 15 nëntor, teksa tri ditë më vonë e pret Zvicrën në ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport