Sporti

Ekskluzive | Dy klubet e mëdha kroate dhe një ekip i njohur turk kërkojnë shërbimet e Valon Berishës

01/03/2024 15:42
nga:Lorik J

Futbollisti i njohur kosovar, Valon Berisha mund të rikthehet për të vazhduar karrierën në Europë.

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha së fundmi ishte pjesë e Melbourne City në Australi, si i huazuar nga Reims i Francës.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, për shërbimet e Valon Berishës janë të interesuara tri skuadra evropiane.

Dy ekipet e mëdha kroate, Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb duan transferimin e mesfushorit 30 vjeçar.

Megjithatë, futbollisti ka poashtu interesim edhe nga klubi i madh turk, Konyaspor – ekip ky i cili është më së afërmi për t;i siguruar shërbimet e tij.

Berisha momentalisht është në pushime në Amerikë dhe pas disa ditësh pritet të vendosë definitivisht për të ardhmen e tij.

/GazetaBlic Sport