Sporti

Ekskluzive: Dukagjini ‘godet’ në merkato, transferon sulmuesin e njohur

01/20/2024 13:12
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dukagjinit ka siguruar një transferim shumë cilësor.

GazetaBlic Sport mëson se klubi nga Klina ka nënshkruar me sulmuesin e mirënjohur kosovar, Osman Mëziu.

Mëziu ishte njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm tek Fushë Kosova, duke realizuar edhe gola të bukur, por që nga aty u largua për shkak të kushteve financiare.

Tashmë, ai do të jetë nën urdhërat e trajnerit Armend Dallku, ky synojnë t’i arrijnë objektivat e përbashkëta që kanë.

/GazetaBlic Sport/