Skuadra e Dukagjinit ka siguruar një transferim shumë cilësor.
GazetaBlic Sport mëson se klubi nga Klina ka nënshkruar me sulmuesin e mirënjohur kosovar, Osman Mëziu.
Mëziu ishte njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm tek Fushë Kosova, duke realizuar edhe gola të bukur, por që nga aty u largua për shkak të kushteve financiare.
Tashmë, ai do të jetë nën urdhërat e trajnerit Armend Dallku, ky synojnë t’i arrijnë objektivat e përbashkëta që kanë.
/GazetaBlic Sport/