Showtime

EKSKLUZIVE: Capital T flet për “GazetaBlic Show biz”, shpalos detaje për albumin e ri

12/09/2021 15:39
nga:Genita C

 Këngetari i njohur Trim Ademi ose ndryshe i njohur si Capital T, ka bërë të ditur për “Gazeta Blic Show biz”, se më 21 dhjetor do të publikohet albumi i ri, i cili do të titullohet “HEARTBROKEN KIDS”.

Reperi i njohur ka treguar se rreth këtij albumi ka punuar ne qetësi. Sipas tij, albumi i ka gjithsej 19 kenge, ku prej tyre 4 bashkëpunime të cilat nuk i zbuloi.

Capital T ka treguar se secila këngë e albumit ka copëza e fraza te cilat lidhen me jeten reale, por jo ndonjë dedikim specifik .

“Albumi do te publikohet me daten 21 dhjetor, ne te jane 4 bashkepunime pra 15 kenge. Secila kenge ka fraza dhe pjese te cilat lidhen me jeta reale. ”, thotë ai.

Me këtë projekt Capital T vendosi të përmbyll një vit tejet të suksesshem.

Si dhe në profilin e tij në Instagram këngëtari ka zbuluar edhe kopertinën e albumit “HEARTBROKEN KIDS”./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)