Baton Zabërgja nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë e Suedisë.
Sulmuesi këmbëshpejtë akoma nuk është rikuperuar tërësisht pas lëndimit që pësoi pak çaste para ndeshjes kundër Suedisë, ku pritej të debutonte si startues në ‘Fadil Vokrri’ para një muaji.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Zabërgja është kontaktuar nga zyrtarë të FFK-së disa herë gjatë këtyre ditëve, për t’u njoftuar rreth gjendjes së tij, madje edhe nga vet trajneri Foda, por lojtari ende nuk është gati për lojë dhe nuk do të grumbullohet me ‘Dardanët’.
Zabërgja për shkak të lendimit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Ukrainë që nga rikthimi prej grumbullit të shtatorit me Kosovën, madje ka humbur shansin të luajë në derbin ukrainas që do të zhvillohet këtë fundjavë në mes të Dinamo Kiev dhe Metalis 1925.
Padyshim një mungesë e madhe për trajnerin Foda për duelet e rëndësishme të këtij muaji.
/GazetaBlic Sport

