Futbolli elitar evropian do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes përmes Artmotion. Platforma lidere e televizionit sportiv ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit për garat më prestigjioze të klubeve të meshkujve të UEFA-s për sezonet 2027–2031, duke konfirmuar se ngjarjet më të mëdha të futbollit evropian do të vazhdojnë të transmetohen në kanalet sportive të dedikuara të Artmotion.
Marrëveshja përfshin garat më të rëndësishme të UEFA-s: UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Conference League, UEFA Super Cup dhe UEFA Youth League. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Kosovë përmes Artmotion, në kanalet origjinale sportive Sport 1, Sport 2, Sport 3, Sport 4 dhe Sport 6, ndërsa për territorin e Shqipërisë Artmotion do të transferoj të drejtat tek platforma Tring.
Kjo marrëveshje me UC3 përfaqëson ciklin e tretë radhazi të të drejtave të garave të klubeve të meshkujve të UEFA-s për Artmotion dhe përmbyll një dekadë të plotë transmetimi të pandërprerë që nga viti 2021, vit në të cilin Artmotion u bë transmetues zyrtar i UEFA-s. Që nga ajo kohë, Artmotion ka sjellë në mënyrë të vazhdueshme garat më elitare të klubeve evropiane përmes kanaleve të veta sportive, duke ndërtuar një prani të fortë dhe të besueshme në tregun rajonal të transmetimeve sportive.
Transmetimi i këtyre ndeshjeve që nga viti 2021 ka forcuar më tej pozitën e Artmotion si platforma kryesore e TV-së sportive në Kosovë dhe një nga më të mëdhatë në rajon. Përmes kanaleve origjinale sportive të Artmotion sigurohen standarde të larta teknike, stabilitet i sinjalit dhe një përvojë premium për tifozët e futbollit. Artmotion nuk ka shënuar asnjë shkelje rregullative apo ndërprerje të transmetimit, duke dëshmuar përputhje të plotë me standardet e UEFA-s dhe kërkesat ndërkombëtare të transmetimit. Përkundrazi, platforma ka vazhduar të forcojë reputacionin e saj si një nga kompanitë mediatike dhe sportive më të suksesshme në rajon, me prezencë dhe angazhim veçanërisht të fortë edhe në rrjetet sociale.
Artmotion mbetet plotësisht e përkushtuar në investime të vazhdueshme në të drejta sportive premium dhe teknologji të avancuar të transmetimit, me qëllimin e qartë që t’u sjellë abonentëve emocionin, pasionin dhe spektaklin e futbollit elitar evropian në nivelin më të lartë të mundshëm. Për tifozët në Kosovë dhe Shqipëri, sezonet 2027–2031 premtojnë qasje të pandërprerë në garat më prestigjioze të klubeve të meshkujve të UEFA-s, ekskluzivisht përmes platformave të besuara televizive rajonale.


