Sulmuesi kosovar, Ardit Tahiri, është pranë një aventure të re në karrierën e tij.
‘GazetaBlic Sport’ mëson ekskluzivisht se ai është shumë pranë transferimit tek skuadra e Kolos në Ukrainë.
Tahiri ishte pjesë e Helsinkit në edicionin vjeshtor në huazim nga Llapi dhe tashmë pritet të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij.
Më herët, Tahiri ka luajtur edhe tek Drita dhe Besa e Pejës në Kosovë, kurse ka pasur aventurë edhe tek Dinamo City në Shqipëri.
/GazetaBlic Sport/


