Sporti

Ekskluzive: Ardian Limani largohet nga Shkëndija

01/03/2024 10:58
nga:Lorik J

Futbollisti i njohur kosovar, Ardian Limani pritet të largohet nga Maqedonia e Veriut, pas vetëm gjashtë muajsh.

Mbrojtësi, Ardian Limani u transferua tek Shkëndija nga ekipi i Dritës në merkaton e verës.

Megjithatë, siç mëson GazetaBlic Sport, Limani pritet të largohet nga Shkëndija pas vetëm gjashtë muajsh.

Limani kishte paraqitje të mira tek klubi tetovar, megjithatë ai ka vendosur të largohet nga Shkëndija, normalisht me marrëveshje të dyanshme me klubin.

Për Limanin janë të interesuara disa skuadra në Kosovë, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete.

/GazetaBlic Sport/