Sporti

Ekskluzive: Arb Manaj ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit

05/24/2021 16:50
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

Në këto ballafaqime FFK ka bërë të ditur që do të ftohen lojtarë të ri.

Burimet e ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë që në këto ballafaqime do të ftohet ylli kosovar, Arb Manaj.

Manaj në Ligën e Parë të Turqisë ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime në sezonin 2020/21.

Aktualisht, Manaj luan tek skuadra e Balıkesirspor në Ligën e Parë në Turqi.

/GazetaBlic Sport