Sporti

Ekskluzive: Andrea Dossena flet para derbit Napoli – Inter, ka fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

12/03/2023 16:10
nga:Mergim Rreci

Andrea Dossena është në mesin e mbrojtësve më të mirë nga Italia dhe një ish futbollist i skuadrës së Napolit dhe Liverpool.

Dossena njihet për karakterin e tij të fortë që kishte në fushë, por edhe për golat e bukur të realizuar, në veçanti me fanellën e Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

Italiani luajti në më shumë se 300 ndeshje profesioniste e zyrtare në Itali, kurse kishte më pak të tilla në Premier League tek the ‘Reds’, ndërsa u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2017, për të vazhduar më pas karrierën si trajner.

Në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, Dossena komentoi super ndeshjen e kësaj jave në mes Napolit dhe Interit, çështjen e titullit në Serie A, si dhe nivelin e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Dossena tha se e sheh Interin si skuadrën më favorite për ta fituar titullin kampion në Serie A, por që Napoli mund të marrë rezultat pozitiv në këtë fundjavë në përballjen direkte në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.

Sipas mendimit tim, Interi është skuadra më e mirë në Serie A dhe ka shanset më të mëdha për ta fituar titullin. Napoli ka një shans të madh për ta ndalur këtë Inter sepse luan në shtëpi në stadiumin ‘ Diego Armando Maradona’ dhe të gjithë e dinë se si mund t’ju ndihmojë ai stadium. Trajneri i ri i Napolit mund të jetë një tjetër ndihmë apo një shtysë tjetër për të fituar këtë takim”, tha fillimisht Dossena.

Më pas, ai komentoi edhe formën dhe nivelin e Amir Rrahmanit, ku tha se mbrojtësi kosovar është shtylla e mbrojtjes së Napolit pas largimit të Koulibaly dhe Kim Min jae

“Për mua pas shitjes së Koulibaly dhe Kim Min jae, Amir Rrahmani është shtylla mbi të cilën bazohet mbrojtja napolitane bashkë me Di Lorenzon. Ai është njohur me ambientin prej disa vitesh dhe luan me qetësinë e një veterani. Shpresoj që ai të qëndrojë në ekipin e Napolit për një kohë të gjatë”, përfundoi Dossena.

/GazetaBlic Sport/