Showtime

Ana Lleshi dhe Mevlani rikthehen në “Përputhen” si konkurentë

12/09/2021 12:06
nga:Genita C

Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba janë dy ish-konkurentët e ‘Përputhen 2’, që nuk arritën të gjejnë dashurinë e tyre brenda programit.

Ana është konkurentja që bëri bujë të madhe me skandalin e saj me Arjonin, ku u nxorën shumë detaje të pathëna dhe më pas u përjashtu nga programi.

Por ajo edhe pas përjashtimit gëzoi raport të mirë me produksionin dhe u kthye shumë herë si opinioniste në ‘Përputhen Prime’.

E në anën tjetër ishte Mevlani ai i cili qëndroi më së gjati në program por që asesi nuk arriti të ndërronte statusin e beqarit. Ai u përfol shumë për marrëdhënien e tij me Ledjanën, raport ky që ka përfunduar keq mes dy ish-konkurentëve.

Tashmë kur edicioni i ‘Përputhen 3’ ka filluar, shumë shpejt do të ketë risi. Pikërisht autorja e emisionit Olsa Muhameti ka paralajmëruar se edicioni i tretë do të rikthejë ish-konkurentë të sezonit të kaluar.

Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba do të jenë dy ish-konkurentët që do të rikthehen në program si dy konkurentë.

Ata do të hyjnë shumë shpejt në program, duke sjellur kështu atmosferë ndryshe mes konkurentëve