Lajme

Ekskluzive|| Aktivizohet Qeveria e Kosovës: Nga ky moment secili polic i Kosovës duhet të jetë në punë nga 12 orë në ditë

11/07/2022 15:48
nga:N M

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim se çdo pjesëtar i policisë së Kosovës qysh nga sot duhet të punojë më orar shtesë jo nga 8 orë në ditë por 12 orë, raporton Gazeta Blic.

Këtë e kanë thënë burime të Gazeta Blic Brenda ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Vendimi sapo i është dërguar drejtorisë së përgjithshme të policisë së Kosovës”, thotë ky burim.

Burimi ka thënë se ky vendim do të vlejë deri më 20 nëntor të këtij muaji.

Gazeta Blic ka provuar të flas me MPB po që momentalisht kryeministri Albin Kurti dhe ministri i MPB-së Xhelal Sveçla janë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas situatës së krijuar në veri.

Kurti: Serbia nuk ka zgjedhur rrugën e paqes, do të jetë e pasuksesshme – Kosova e rreshtuar me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n