Kryetari i tifo-grupit “Xhebrailat”, Korab Elshani ka reaguar në lidhje me postimin e skuadrës së Llapit.
Nëpërmjet një prononcimi për GazetaBlic Sport, Elshani ka thënë se Suahreka ka një histori të lavdishme, me viktima e masakra nga agresori serb dhe ky postim është për të ardhur keq.
“Jam tepër i mllefosur për këtë nuk po mundem të besoj për atë shkrim, sepse është për të ardhur keq. Jam shumë i zhgënjyer me atë postim. Historia flet për Suharekën, ne kemi dëshmorë, kemi patriotë, kemi familje që janë të shuara komplet, masakra e Berishëve e shumë viktima tjera nga agresori serb” tha fillimisht ai.
Kujtojmë që Llapi bëri një postim aspak të pranueshëm pas përfundimit të pjesës së parë, duke shkruar “Nuk po e dimë se a jemi në Suharekë apo në Serbi”, gjë që nxiti reagim të madh.
Ai më pas tha se kërkon që nga kryesia e Llapit që të kërkojnë falje dhe kjo është më e pakta që ata duhet të bëjnë.
“Kërkoj nga kryesia Llapit një kërkim falje publike, ajo është më e pakta që duhet të bëhet ndaj nesh sepse ky postim është për turp” përfundoi Elshani për GazetaBlic Sport.
/GazetaBlic/