Lajme

Ekrem Kastrati pritet me entuziazëm në Damanek dhe Bubavec: “Më 12 tetor fitojmë bindshëm”

10/01/2025 22:31
nga:Genita C

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, është pritur me entuziazëm në Damanek, Bubavec, Bubël dhe Qypevë, ku qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për vizionin e tij për një “Malishevë Urbane”, raporton GazetaBlic.

“Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë!”, ka deklaruar Kastrati, duke shtuar se besimi dhe kurajo e qytetarëve janë sinjal i qartë për një fitore të thellë më 12 tetor.

Postimi i plotë:

Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë!👏

Damaneku madhështor dhe Bubaveci fantastik, bashkë me Bubël e Qypevë sonte na dhuruan një pritje të madhe, plot kurajo dhe besim për të vazhduar me Malishevën Urbane!

Ky entuziazëm është dëshmia më e fortë se më 12 tetor do të shkruajmë një fitore të thellë!