Lajme

Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK-së në Podujevë

06/21/2023 20:33
nga:Astrit Gashi

Me 90 vota pro, delegatet e Kuvendit zgjedhor të Degës së LDK-së në Podujevë, kanë zgjedhur sot pasdite Ekrem Hysenin kryetar të kësaj dege.

Hyseni është zgjedhur kryetar i LDK-së në Podujevë, në procesin e brendshëm zgjedhor, që ka filluar në nivel të Kosoves, në Lidhjen Demokratike të Kosovës.