Tërmet në Dobratin e ka quajtur kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, tubimin në këtë fshat, raporton Gazeta Blic.
“Dobratini sonte i dha vulën e fitores sonë në Llap! Kushtrimi i fitores po bie gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm deri në ditën e vulosjes më 9 shkurt”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Tërmet në Dobratin!
Gjithnjë e më shumë, përherë e më të mobilizuar, të vendosur e të përcaktuar për ndryshim!
U pritëm në një atmosferë të zjarrtë, me plot shpresë e mbështetje të parezervë!
Dobratini sonte i dha vulën e fitores sonë në Llap!
Kushtrimi i fitores po bie gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm deri në ditën e vulosjes më 9 shkurt!
Bashkohuni me ne, boshkohuni për ndryshim në mënyrë që atë ta bëjmë bashkë!
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16