Lajme

Ekrem Hyseni takon banorët e Kërpimehut: Përkrahja dhe vullneti i njerëzve besnik është themeli i ringritjes së Lidhjes sonë!

12/18/2025 21:21
nga:G B

Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet, ka takuar banorët e Kërpimehut, tek të cilët ka gjetur mobilizimin, entuziazmin dhe mbështetjen e parezervë, raporton Gazeta Blic.

“Përkrahja dhe vullneti i njerëzve besnik është themeli i ringritjes së Lidhjes sonë! Prezantuam programin tonë për shëndetësi, arsim e ekonomi, e të cilin do ta zbatojë një ekip i njerëzve profesionist e me integritet”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sonte u takuam me banorët e Kërpimehut, tek të cilët gjetëm mobilizimin, entuziazmin dhe mbështetjen e parezervë.

Përkrahja dhe vullneti i njerëzve besnik është themeli i ringritjes së Lidhjes sonë!

Prezantuam programin tonë për shëndetësi, arsim e ekonomi, e të cilin do ta zbatojë një ekip i njerëzve profesionist e me integritet.

Me një mbështetje të tillë, Lidhja jonë do jetë edhe më e fuqishme pas 28 dhjetorit.

#LDK123

#EkremHyseni13