Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet ka mbajtur takim me strukturat e partisë, ku ka thënë se secili prej tyre bën punë të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Blic.
“Bashkërisht e në frymën e një fitoreje të fuqishme po i afrohemi 28 dhjetorit. Falënderoj secilin prej tyre për angazhimin e fuqishëm e mobilizimin e madh”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Punë e përkushtim i jashtëzakonshëm nga secili prej tyre.
Në çdo takim me strukturat tona, vullneti e mobilizimi është i jashtëzakonshëm.
Bashkërisht e në frymën e një fitoreje të fuqishme po i afrohemi 28 dhjetorit.
Falënderoj secilin prej tyre për angazhimin e fuqishëm e mobilizimin e madh!
Zgjidh shpresën!

