Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka thënë se sonte nga sheshi “Ali Ajeti”, u vulos fitorja e tij e madhe, raporton Gazeta Blic.
“Sonte në Podujevë nisi ndryshimi, e pikërisht me këtë shesh do të nisë transformimi i Podujevës sonë|, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
FALEMINDERIT PODUJEVA IME!
Sonte, bashkërisht nga sheshi “Ali Ajeti”, vulosëm fitoren tonë të madhe!
Sonte në Podujevë nisi ndryshimi, e pikërisht me këtë shesh do të nisë transformimi i Podujevës sonë.
Respekt e mirënjohje për çdonjërin prej jush!


