Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vijuar me vizita në biznese të ndryshme në këtë komunë.
Me këtë rast, Hyseni, ndaloi në fabrikën për prodhimin e lëngjeve “Laberion”, nga ku u njoftua për sfidat dhe sukseset e kësaj kompanie, e cila prej vitesh plason në tregun vendor dhe ndërkombëtar produkte cilësore, dhe njëherësh bëri shpalosjen e programit të tij qeverisës.