Kryetari i LDK-së, në Podujevë, Ekrem Hyseni ka reaguar pas sulmit të Gazmend Muhaxherit, ku thotë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë Muhaxherin, në vizionin dhe përkushtimin e tij të çdoditshëm për Pejën.
Ky nuk është sulm vetëm ndaj Gazmend Muhaxherit, por është sulm edhe ndaj demokracisë dhe gjithë atyre që i dhanë besimin.
Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje, prandaj edhe duhet ta marrin dënimin e merituar ata që bëjnë veprime të tilla.
Në shoqërinë tonë nuk ka vend për dhunë, dhe kontributi i secilit duhet të jetë në shërbim të një atmosfere të mirëkuptimit e të bashkëpunimit.
Tanimë u përket organeve të drejtësisë ta thonë fjalën e vet, në mënyrë që në asnjë rrethanë, për askë e asgjë dhuna të mos shihet si alternativë.


