Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, prezantoi sot projektin “Ngrohtorja e Qytetit”, për të cilin tha se është projekti më i madh kapital për këtë komunë.
“Ky projekt ka dalë nga kërkesat e qytetarëve llapjanë, andaj, me marrjen e mandatit do të fillojmë jetësimin e tij”, ka thënë Hyseni.
Ai më tej, theksoi se rreth 25 mijë qytetarë të Podujevës pritet të lidhen në rrjet dhe të përfitojnë, ndërsa shtoi se ky projekt do të sigurojë jetë më cilësore për qytetarët tanë, ajër më të pastër, ruajtje të pyjeve dhe zvogëlim të dukshëm të përdorimit të thëngjillit.