Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka takuar disa nga bizneset e kësaj komune.
Hyseni tha se në qeverisjen e tij, bizneset do të trajtohen si partnerë kyç në zhvillimin e Podujevës, dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Komuna do jetë e hapur për të gjithë, dorën e bashkëpunimit do ua shtrijmë të gjithëve, e jo siç bën aktualisht pushteti në shkuarje vetëm me disa prej tyre.
Sa më të fuqishme bizneset, aq më e zhvilluar Podujeva” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në darkën e organizuar nga afaristi Isak Kosumi, takuam disa nga bizneset e komunës sonë.
Në qeverisjen tonë, bizneset do të trajtohen si partnerë kyç në zhvillimin e Podujevës, në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.
Komuna do jetë e hapur për të gjithë, dorën e bashkëpunimit do ua shtrijmë të gjithëve, e jo siç bën aktualisht pushteti në shkuarje vetëm me disa prej tyre.
Sa më të fuqishme bizneset, aq më e zhvilluar Podujeva!


