Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, sot, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së Degës, duke nisur kështu punën pasi Kryesia Qendrore e LDK-së mori vendim që këtij të fundit t’i barten të gjitha kompetencat e Degës së LDK-së në Podujevë deri në përfundim të procesit zgjedhor.
Dje, ish kryetari Agim Veliu kishte tentuar ta mblidhte kryesinë e Degës, por ajo kishte dështuar në mungesë kuorumi. Vetëm 4 anëtarë të Kryesisë i kishin shkuar Veliut në takim.
Burimet e GazetaBlic nga LDK e Podujevës bëjnë të ditur se mbledhja e sotme e udhëhequr nga kandidati Ekrem Hyseni, ka shkuar mirë dhe se anëtarët e kryesisë kanë diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Kështu, anëtarët e kryesisë kane mbështetur vendimet e propozuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe janë rreshtuar krah tij.
Kujtojmë se Kryesia e LDK-së ka ndërmarrë një sërë veprimesh të inicuara nga kryetari Abdixhiku, si rezultat i Platformës së votuar në Këshillin e Përgjithshëm te LDK-së, e cila ndër të tjera synon riorganizimin e brendshëm dhe hapjen e dyerve për figura të reja në përpjekje për ta përmirësuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
LEXO EDHE: