Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, është takuar me banorë të rrugës “Skënderbeu”, ku ka diskutuar për planin qeverisës të LDK-së për katër vitet e ardhshme, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se ky plan adreson nevojat reale të qytetarëve dhe ka denoncuar keqpërdorimet e bëra nga, siç e quajti ai, “pushteti në ikje”, sidomos në këtë zonë.
Hyseni u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të ndëshkojnë keqqeverisjen, përçarjen dhe mashtrimin.
Postimi i plotë:
Falënderojmë Gazmend Agushin, i cili sonte na priti me disa nga banorët e rrugës “Skënderbeu”.
Diskutuam në detaje për planin qeverisës të LDK-së në katër vitet e ardhshme, i cili trajton në detaje nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tanë.
Po ashtu, diskutuam edhe për keqpërdorimet e mëdha që janë bërë në Podujevë në përgjithësi, në veçanti me rrugën “Skënderbeu”, nga ky pushtet në ikje.
Qytetarët tanë nuk meritojnë këtë keqqeverisje, prandaj më 12 tetor duhet t’i japin ndëshkimin atyre që ndajnë e përçajnë qytetarët mbi përcaktimin politik.
Fundi i së keqes, i arrogancës dhe mashtrimit do jetë me 12 tetor!


