Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet ka vizituar fermerët Bujar Stublla në Herticë dhe Bajram Berisha në Lupç, ku është njoftuar me punën e madhe dhe sfidat me të cilat ata përballen, raporton GazetaBlic.
Hyseni vlerësoi përkushtimin dhe punën e tyre, duke theksuar se njerëzit si Bujari dhe Bajrami meritojnë mbështetje dhe motivim.
Ai kërkoi që Ministria e Bujqësisë dhe institucionet shtetërore të jenë më pranë fermerëve të tillë, për të siguruar që subvencionet të shkojnë tek ata që meritojnë.


