Lajme

Ekrem Hyseni: Llapjanët tradicionalisht i kanë besuar LDK-së, kjo do të rikonfirmohet në zgjedhjet e 9-shkurtit

10/14/2024 21:16
nga:G C

Ekrem Hyseni ka bërë një deklaratë të rëndësishme pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhik, raporton GazetaBlic.

Hyseni njoftoi se “së bashku me strukturat dhe asambleistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, sonte u pritëm në takim nga kryetari i LDK-së.”

Gjatë këtij takimi, Hyseni theksoi rikonfirmimin për “mobilizimin e madh të LDK-së në Podujevë për zgjedhjet e 9 shkurtit” dhe diskutoi për angazhimin e çdo anëtari të Degës për të siguruar që LDK të dalë e fuqishme si partia e parë.

Ai nënvizoi se “Llapi dhe llapjanët tradicionalisht i kanë besuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe këtë besim do ta rikonfirmojmë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.”

Hyseni po ashtu theksoi se “fitorja e LDK-së dhe projektit të saj, Rruga e Re, është fitore e Kosovës dhe secilit qytetar,” duke shprehur besimin se do t’i prijë “kryeministri Lumir Abdixhiku.”

E plotë:

Së bashku me strukturat dhe asambleistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, sonte u pritëm në takim nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim përveç rikonfirmimit për mobilizimin e madh të LDK-së në Podujevë për zgjedhjet 9 shkurtit, po ashtu diskutuam edhe për punën dhe angazhimin e çdoditshëm të secilit anëtarë të Degës sonë, që LDK të dalë e fuqishme si partia e parë. Llapi dhe llapjanët tradicionalisht i kanë besuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe këtë besim do ta rikonfirmojmë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Fitorja e LDK-së dhe projektit të saj, Rruga e Re, është fitore e Kosovës dhe secilit qytetarë, së cilës do t’i prijë kryeministri Lumir Abdixhikut.