Ekrem Hyseni, kandidat për kryetar të Podujevës, ka thënë se llapjanët i dhanë sonte vulën fitores së LDK-së, raporton Gazeta Blic.
Hyseni ka thënë se ata sonte folën për 12 tetorin, bindshëm, sigurt dhe qartë.
“Nga sonte në Llap nuk ka fushatë, ka festë të fitores bindëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Llapjanët i dhanë vulën e fitores LDK-së!
Folën sonte për 12 tetorin!
Folën bindshëm, folën sigurt, folën qartë!
LDK dhe Llapi janë një!
Nga sonte në Llap nuk ka fushatë, ka festë të fitores bindëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të qytetarëve tanë!
Falemnderit secilit prej jush për nderin e madh, për përkrahjen e jashtëzakonshme!


