Lajme

Ekrem Hyseni: Llapi po i kthehet shpresës në 36-vjetorin e LDK-së

12/23/2025 21:37
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në tubimin elektoral me rastin e 36-vjetorit të themelimit të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se kjo përkrahje tregon qartë rikthimin e shpresës në Llap, duke nënvizuar se Llapi dhe llapjanët janë themel i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ky besim, kjo pjesëmarrje kaq masive në tubimin e sotëm elektoral, në 36 vjetorin e themelimit të LDK-së, përveçse është nder i jashtëzakonshëm, flet qartë, flet bindshëm:

Llapi po i kthehet shpresës, e shpresa do t’i kthehet Llapit!

Llapi e llapjanët janë themeli i Lidhjes Demokratike të Kosovës!