Në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore, kandidati i LDK-së me numrin 16 për deputet, Ekrem Hyseni theksoi mobilizimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të qytetarëve të Llapashticës së Poshtme, raporton GazetaBlic.
Ai e vlerësoi këtë si një shenjë të ringritjes së Llapit dhe të vendosmërisë së llapjanëve.
Hyseni beson se ky vullnet qytetar do të triumfojë më 9 shkurt.
E plotë:
Llapashtica nuk di ndryshe!
Në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore, Llapashtica e Poshtme na priti në frymën e fitores.
Si kudo në Llap e Gollak, edhe këtu gjetëm një mobilizim të madh, një vendosmëri të jashtëzakonshme e përkrahje të fuqishme.
Kjo është ringritja e Llapit dhe llapjanëve!
Ky vullnet qytetar është i pandalshëm, e më fuqishëm se kurrë do të shihet të dielën e 9 shkurtit.
Shumë falemnderit për nderin e besimin!


