Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, është parë në një tubim, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për asamble komunale, Bekim Zhdrella.
Anipse ende nuk është konfirmuar, duket se Hyseni do të merr mbështetje nga kandidati i PDK-së, për asamble, për garën e balotazhit me 14 nëntor.
Mirëpo, ditë më parë, Hyseni theksoi se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike dhe se në balotazh do të hyjnë të vetëm në garë.