Në një deklaratë të fundit, Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet, theksoi rëndësinë e përdorimit të një gjuhe bashkëpunuese dhe jo përçarëse në politikën e Kosovës.
Ai për GazetaBlic, u shpreh se qytetarët sot nuk dëshirojnë asnjë lloj aktiviteti që ndan ata në grupe të “mirë” dhe “të keqij”, dhe se është e nevojshme që të mos përdoren taktika polarizuese për të ndikuar në mendimet e publikut.
“Është shumë me rëndësi që ta potencojmë që njerëzit sot nuk duan gjuhë përqarëse, nuk duan aktivitet që i ndan njerëzit në të mirë dhe në të këqinj. Ne jemi pak për t’u ndarë dhe nuk ka nevojë të përdoret kjo,” tha Hyseni, duke shtuar se ndarja dhe përçarja janë dëme të mëdha për shoqërinë.
Hyseni gjithashtu kritikoi ashpërsinë e fushatës politike të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke u shprehur se gjuha e përdorur ndaj LDK-së ka qenë e padrejtë dhe e dëmshme. Ai theksoi se kjo lloj gjuhe është e papranueshme dhe që përfaqëson nivelin e politikanëve të VV-së, të cilët, sipas tij, po përpiqen të polarizojnë shoqërinë kosovare.
“Shihet qartë se ndaj LDK-së, gjuha e VV-së në fushatë, por edhe para saj ka qenë gjuhë e ashpër. Kjo është totalisht e paarsyeshme. Kjo prezanton nivelin e tyre, është e dëmshme për shoqërinë sepse polarizon shoqërinë tonë, por sido që të jetë, kjo është faturë që ata do ta marrin me datën 9 shkurt,” tha Hyseni, duke lënë të kuptohet se qytetarët do të tregojnë reagimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Intervista e plotë:


