Lajme

Ekrem Hyseni: Gjatë këtyre ditëve familje të shumta në Llap e Gollak, kanë hapur dyert e po na mirëpresin e përkrahin fuqishëm

02/02/2025 23:16
nga:Lorik J

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 16, Ekrem Hyseni thotë se shumë familje në Llap e Gollak po i mirëpresin gjatë këtyre ditëve.

Mbështetje të fuqishme gjetëm në familjet Ferati, Rudari e Rrahmani në qytet si dhe nga familja Bislimi në Metergoc e familja Zeqiri në Peran, shkruan Hyseni.

Më poshtë keni postimin e tij:

“Gjatë këtyre ditëve familje të shumta në Llap e Gollak, kanë hapur dyert e po na mirëpresin e përkrahin fuqishëm.

Mbështetje të fuqishme gjetëm në familjet Ferati, Rudari e Rrahmani në qytet si dhe nga familja Bislimi në Metergoc e familja Zeqiri në Peran!

Kjo përkrahje e familjeve llapjane është frymëzimi më i madh drejt 9 shkurtit, ndryshimit dhe ringritjes.

Fryma e ndryshimit dhe e fitores po shihet e po ndjehet tek çdo familje e çdo lagje!

Jemi bashkë, jemi një!

Ky mobilizim e përkushtim është tek çdo shtëpi, tek çdo familje!

Ky është vullneti qytetar, kjo është ringritja juaj, është ringritja jonë!
Secili veç e veç, e të gjithë bashkërisht të ringritemi si një më 9 shkurt, drejt misionit tonë: ndryshimit!

Besimi juaj, nderi ynë”, shkruan Ekrem Hyseni.

/GazetaBlic