Lajme

Ekrem Hyseni fton qytetarët në tubimin elektoral të LDK-së në Podujevë: Do ta përçojmë mesazhin e fitores së madhe

09/22/2025 11:58
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Ekrem Hyseni, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit elektoral të LDK-së që do të mbahet nesër, më 23 shtator, në orën 19:30, në Palestrën Sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, raporton GazetaBlic.

Në tubim do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe do të prezantohen kandidatët për Asamblenë Komunale.

Hyseni e ka cilësuar këtë si një moment të veçantë për të përçuar mesazhin e fitores së madhe të LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit.