Ekrem Hyseni, kandidat për deputet nga LDK ka ftuar qytetarët, veprimtarët, anëtarët dhe simpatizantët e partisë të bashkohen në “Tubimin e Fitores”, që do të mbahet më 7 shkurt, në orën 18:00, në Sheshin e Qytetit.
Ai theksoi se, pas një fushate të suksesshme, është koha për t’u bashkuar dhe për të arritur fitore të sigurt.
Hyseni bëri thirrje për një mbështetje masive, duke theksuar se vetëm fitorja është objektivi.
E plotë:
Të dashur bashkëqytetarë, veprimtarë, anëtarë e simpatizantë të LDK-së,
Kanë mbetur edhe 24 orë deri tek Tubimi ynë i madh, Tubimi i Fitores.
Ashtu siç na pritët çdo ditë që nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri më sot, ju presim nesër më 7 shkurt, në orën 18:00, në Sheshin e Qytetit.
Të bëhemi bashkë, të bëhemi Një, për fitore dhe vetëm fitore, asgjë më pak!
Ju mirëpresim nesër, në orën 18:00!


