Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka ftuar qytetarët dhe diasporën të marrin pjesë nesër në tubimin madhështor për të shënuar 36-vjetorin e themelimit të partisë, raporton GazetaBlic.
Tubimi do të mbahet në Sallën e Sportit të Shkollës “Naim Frashëri” në orën 19:30.
Gjatë aktivitetit do të prezantohen edhe kandidatët për deputet nga Dega e LDK-së, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe kryetari i partisë dhe kandidati për Kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku.


