Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se sot në Kodrën e Trimave sonte u mbajt Takimi i Gollakut.
Hyseni tha se të mobilizuar fort, të vendosur e të përkushtuar më shumë se kurrë, në takimin e sontëm e thanë bindshëm se janë bërë Një, janë bërë bashkë që më 9 shkurt t’i japin vendit qeverinë që e meriton.
“Kjo është Fryma e ndryshimit, e cila tashmë po ndihet kudo si në Llap edhe në Gollak! ” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në Kodrën e Trimave sonte u mbajt Takimi i Gollakut, me ç’rast u takuam me shumë qytetarë të asaj ane që jetojnë e veprojnë në Prishtinë.
Të mobilizuar fort, të vendosur e të përkushtuar më shumë se kurrë, në takimin e sontëm na e thanë qartë, e thanë bindshëm se janë bërë Një, janë bërë bashkë që më 9 shkurt t’i japin vendit qeverinë që e meriton, me kryeministër Lumir Abdixhiku.
Kjo është Fryma e ndryshimit, e cila tashmë po ndihet kudo si në Llap edhe në Gollak!
Falemnderit për besimin!
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16