Lajme

Ekrem Hyseni: Ditën e nisa me një takim me Presidentin Fatmir Sejdiu!

12/22/2025 11:42
nga:N K

Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet me numër 13 sot është takuar me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu , raporton GazetaBlic.

Hyseni tha se Fatmir Sejdiu është model i politikanit, i cili dha kontirbut të jashtëzakonshëm gjithë jetën në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Me një kontribut të jashtëzakonshëm, gjithë jetën e tij me përkushtim të pashoq në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, Fatmir Sejdiu është model i politikanit nga i cili sa herë e takon mëson diçka të re e të veçantë”- tha Hyseni.