Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hysei ka vizituar sot kompaninë e qeramikës dhe sanitarisë “Te Muslia”.
Hyseni thotë se me biznese të tilla që synim kanë zgjerimin, forcimin e punësimin arrijmë ta realizojmë edhe zhvillimin, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Ekrem Hysenit:
“Gjatë ditës së sotme vizituam kompaninë “Te Muslia”, e cila është e suksesshme në industrinë e qeramikës dhe sanitarisë.
Me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në industrinë e qeramikës dhe sanitarisë, kjo kompani është bërë emër i njohur dhe i respektuar, falë punës, përkushtimit, dhe shërbimeve cilësore që ofrojnë.
Me biznese të tilla që synim kanë zgjerimin, forcimin e punësimin arrijmë ta realizojmë edhe zhvillimin.
Politikat tona në këtë drejtim janë të qarta, bizneset do të trajtohen si partnere në zhvillimin e Podujevës e të Kosovës!
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16”, shkruan Hyseni.
/GazetaBlic


