Lajme

Ekrem Hyseni bën homazhe për dëshmorët e Betejës së Llapashticës në 27-vjetorin

12/24/2025 16:49
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te Lapidari i Dëshmorëve të Betejës së Llapashticës, në shënim të 27-vjetorit të kësaj beteje, raporton GazetaBlic.

Ai e cilësoi Betejën e Llapashticës si një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri dhe pavarësi, duke përkujtuar dëshmorët e rënë.

Hyseni theksoi se kujtimi dhe nderimi për të rënët për liri do të mbetet i përjetshëm.