Ekonomisti Jakup Bellaqa ka folur për ndikimin e krizave globale në ekonominë e Kosovës, duke theksuar se pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë kanë krijuar sfida të reja për vendin.
“Prej pandemisë janë trashëguar pasojat, pastaj edhe lufta në Ukrainë ka krijuar rrethana të reja”.
Duke marrë parasysh që jemi ekonomi e varur, me bruto produkt edhe më të vogël në rajon, inflacioni e ka bërë të veten, sepse produktet strategjike të furnizuara nga Ukraina dhe vende të tjera kanë ndikuar negativisht në mënyrë zinxhirore”, tha Bellaqa në Klan Kosova.
Ai shtoi se faktorë të tjerë si shpenzimet e transportit, doganat, taksat, reformat jo të duhura fiskale e monetare, si dhe qasja jo e duhur ndaj energjisë, kanë ndikuar në rritjen e çmimeve.
“Është shqetësuese sepse produktet elementare bazike janë shumë të larta. Lirisht mund të them se çmimet janë si në vendet e Bashkimit Evropian, sikur Gjermania, që ka një ekonomi të madhe”, përfundoi Bellaqa.