Nënkryetarja e Prishtines nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu njoftoi sot që PDK-së po i bashkohet një asambleiste.
Berna Saraçi, asambleiste nga Lëvizja Vetëvendosje iu bashkua sot ekipit të PDK-së në asamble në Kryeqytet.
Nënkryetarja Sahatçiu lajmëroi që prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal.
“Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi” shtoi Sahatçiu në postimin e saj në Facebook.
Postimi i plotë:


